Trump përballet me 4 akuza penale për rastin e 6 janarit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147158-trump_përballet_me_4_akuza_penale_për_rastin_e_6_janarit
Donald Trump është paditur nga një Gjykatë federale për katër akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 02, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • Trump përballet me 4 akuza penale për rastin e 6 janarit

Donald Trump është paditur nga një Gjykatë federale për katër akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, në takimin e Gjykatës Federale të SHBA-së në Uashington DC, u lexua aktakuza kundër Donald Trump lidhur me veprimin e tij për mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së 2020, përpjekjen e tij për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe nxitjen dhe inkurajimin e tij që mbështetësit të sulmojnë Kongresin Amerikan më 6 janar 2021. Ai gjithashtu akuzohet për konspiracion, tradhti dhe mashtrim. Të premten, Trump u padit për 37 akuza për përpjekje për të "ndryshuar, shkatërruar dhe fshehur provat", duke përfshirë nxitjen e një personi për fshehjen e vetëdijshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe marrjen e dosjeve lidhur me aktivitetin ushtarak në një vend tjetër. Një akuzë që rëndon kundër Trump është mbajtja pa leje e dokumenteve të klasifikuara dhe ruajtja e tyre në pronën e tij personale në Maralago. Ai gjithashtu u padit në Gjykatën e Qarkut të Manhatanit për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit si dhe në lidhje me pagesat e parave për heshtjen e një prej aktoreve të filmave porno. Trump deri më tani është deklaruar i pafajshëm. Ai ka ende një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve të tij kryesorë republikanë në garën për zgjedhjet e vitit 2024. Aktakuzat federale nuk e pengojnë një kandidat të kandidojë për president. Në bazë të vendimit të Gjykatës Federale të SHBA-së, u vendos që seanca e gjykimit penal të Trump lidhur me këtë aktakuzë të mbahet mbrëmjen e së enjtes, me prezencën e vetë Trumpit.