Trump: Ndoshta do të më dënojnë me 561 vjet burg
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147178-trump_ndoshta_do_të_më_dënojnë_me_561_vjet_burg
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se akuzat e bëra nga hetuesi i posaçëm i Ministrisë së Drejtësisë për sulmin e mbështetësve të tij në godinën e Kongresit në vitin 2021, për të mund të çojnë në më shumë se pesëqind vjet burgim.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 03, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Trump: Ndoshta do të më dënojnë me 561 vjet burg

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se akuzat e bëra nga hetuesi i posaçëm i Ministrisë së Drejtësisë për sulmin e mbështetësve të tij në godinën e Kongresit në vitin 2021, për të mund të çojnë në më shumë se pesëqind vjet burgim.

Aktakuza e re e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për rastin e përfshirjes së tij në sulmin e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, u shoqërua me reagimin e ashpër të Trump. Në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje, Trump pretendoi se akuzat kundër tij sipas kësaj aktakuze mund të çojnë në më shumë se pesëqind vjet burgim për të. Sipas agjencisë së lajmeve “Sputnik”, ai për pretendimin e tij shpjegoi: “Një Departamenti i Drejtësisë i korruptuar i SHBA-së nën kontrollin e mashtruesit Joe Biden, më ka paditur sërish në mënyrë të paligjshme. Sipas disa raportimeve, të majtët mund të më dënojnë me 561 vjet burg. Gjashtë herë burgim të përjetshëm! Ky politikan dhe biznesmen amerikan gjithashtu pyeti: “Por pse pritën dy vjet e gjysmë për të bërë këto akuza false pikërisht në mes të fushatës zgjedhore 2024? Pse u shpallën këto akuza në sallat e Kongresit një ditë pasi u publikua skandali i madh i Joe Biden? Trump më pas iu përgjigj pyetjes së tij kështu: Përgjigja është, ndërhyrje në zgjedhje! Paligjshmëria në këtë persekutim të Trump dhe mbështetësve të tij të kujton Gjermaninë naziste në vitet 1930, ish-Bashkimin Sovjetik dhe regjime të tjera autoritare dhe diktatoriale. Për herë të parë, Amerika do të gjykojë një ish-president për përpjekje për të shkatërruar sistemin demokratik. Aktakuza kundër Trump thoshte se pavarësisht humbjes në zgjedhje, “ai ishte i vendosur të qëndronte në pushtet”. Ishte dje “Jack Smith”, hetuesi i posaçëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ai që ngriti disa akuza kundër Trump, duke përfshirë përpjekjen për të ruajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të 2020 përmes veprimeve të paligjshme si nxitja e mbështetësve për të sulmuar ndërtesën e Kongresit. Sipas raportimeve, ish-presidenti amerikan pritet të dalë në gjykatë në Uashington më 3 gusht. Mbështetësit e Trump besojnë se këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse persekutim i opozitës nga demokratët dhe gjykimi i tyre pa arsye të mjaftueshme, i cili do të dështojë dhe ky politikan amerikan do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës.