Trump: Nëse bëhem president, do të ndëshkoj Bidenin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147296-trump_nëse_bëhem_president_do_të_ndëshkoj_bidenin
Donald Trump po vazhdon fushatën presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, ndërsa prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj tij, për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 06, 2023 20:02 Europe/Tirane
  • Trump: Nëse bëhem president, do të ndëshkoj Bidenin

Donald Trump po vazhdon fushatën presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, ndërsa prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj tij, për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Në një fjalim përpara mbështetësve të tij Trump tha se akuzat janë një mashtrim të orkestruara nga presidenti në detyrë Biden, ndërsa prokurorin special Jack Smith e quajti një maniak. “Ne e quajmë një aktakuzë të rremë dhe, ju e dini, njeriun që po e bën atë. Unë me të vërtetë besoj se ai është i sëmurë mendor. Kjo që po ndodh është një kriminalizim i egër i gjuhës politike. Ata po përpiqen ta bëjnë të paligjshme vënien në dyshim të rezultateve të zgjedhjeve”-tha Trump. Më tej Trump premtoi përpara mbështetësve se ai do të pastrojë departamentin e Drejtësisë “tani krejtësisht të korruptuar”. Ai u zotua të emërojë prokurorin e tij të posaçëm, për të ndëshkuar “të gjitha aktet e shtrembëruara, përfshirë ryshfetet… që shkojnë në arkat e familjes së Biden”. “Joe Biden është presidenti më i paaftë dhe më i korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. Familja e krimit e Biden mori para nga Kina, Ukraina, Rusia dhe shumë e shumë vende të tjera. Dhe tani sa herë që dalin në dritë fakte të reja për korrupsionin e Bidenit, pasardhësit e tij më akuzojnë për krime”, deklaroi Trump.