Dërgimi i grupit të parë të tankeve Abrams në Kiev
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147360-dërgimi_i_grupit_të_parë_të_tankeve_abrams_në_kiev
Pas veprimeve nxitëse të Uashingtonit në lidhje me luftën në Ukrainë, një nga zyrtarët ushtarakë amerikanë ka thënë: Grupi i parë i tankeve Abrams do të mbërrijë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2023 06:05 Europe/Tirane
  • Dërgimi i grupit të parë të tankeve Abrams në Kiev

Pas veprimeve nxitëse të Uashingtonit në lidhje me luftën në Ukrainë, një nga zyrtarët ushtarakë amerikanë ka thënë: Grupi i parë i tankeve Abrams do të mbërrijë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.

Sipas IRNA, Doug Bush, ndihmës sekretari i mbrojtjes për prokurimin, logjistikën dhe teknologjinë e ushtrisë amerikane, të hënën njoftoi: Prodhimi i tankeve Abrams ka përfunduar dhe tani ato duhet të dorëzohen së bashku me gjithçka që lidhet me to, si municioni, pjesët e këmbimit, pajisjet e karburantit dhe pajisjet e mirëmbajtjes në Evropë dhe më pas në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara në maj filluan trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tankeve Abrams në Gjermani. Pentagoni në prill njoftoi se tanket Abrams do t'ia dorëzojë Ukrainës deri në fundi këtë viti. Lufta në Ukrainë dhe dërgimi i armëve nga vendet perëndimore në Kiev vazhdon akoma. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me lloje të ndryshme armësh të lehta e të rënda, jo vetëm që nuk hodhën ndonjë hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por kanë ndezur edhe më shumë zjarrin e konflikteve në këtë vend. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë dhe media perëndimore luftën në Ukrainë e kanë përshkruar si një luftë ndërmjetëse midis Perëndimit dhe Rusisë.