Sulme të reja ruse në Ukrainë, reagon Zelensky
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147370-sulme_të_reja_ruse_në_ukrainë_reagon_zelensky
Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donjeckut, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe plagosur të paktën 31 të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2023 16:45 Europe/Tirane
  • Sulme të reja ruse në Ukrainë, reagon Zelensky

Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donjeckut, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe plagosur të paktën 31 të tjerë.

Në sulmin e parë u vranë katër civilë, ndërsa në tjetrin mbeti i vdekur nënkryetari i degës rajonale të shërbimit të emergjencave. Autoritetet ukrainase njoftuan se pjesë e të plagosurve ishin 19 policë, pesë anëtarë nga ekipet e shpëtimit dhe një fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për shpërthimet e vazhdueshme. “Raketat goditën ndërtesat e banimit. Të gjitha shërbimet po punojnë në vend. Fatkeqësisht ka viktima dhe të plagosur. Sulmi i dytë raketor rezultoi me vdekjen e një pjesëtari të Shërbimit të Urgjencës Shtetërore”, tha ai. Ndër të tjera, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina do të luftojë ndaj sulmeve të Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij. Nëse Rusia vazhdon ta mbizotërojë Detin e Zi, jashtë territorit të saj, duke bllokuar [mallrat dhe udhëtarët], apo duke shtënë ndaj nesh përsëri, duke goditur portet tona me raketa, Ukraina do ta bëjë të njëjtën. Kjo është një mbrojtje e drejtë e mundësive tona, e cilitdo korridor”, tha Zelensky. Ai i bëri thirrje Rusisë të mos i sulmojë më portet ukrainase me dronë dhe raketa, si dhe ta lejojë zhvillimin e tregtisë në Detin e Zi.