Gjermania u dorëzon ukrainasve edhe dy sisteme Patriot
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147390-gjermania_u_dorëzon_ukrainasve_edhe_dy_sisteme_patriot
Gjermania ka njoftuar se i ka dhuruar Ukrainës dy sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2023 16:52 Europe/Tirane
  • Gjermania u dorëzon ukrainasve edhe dy sisteme Patriot

Gjermania ka njoftuar se i ka dhuruar Ukrainës dy sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot.

Sistemi i mbrojtjes tokë-ajër është arma kryesore e këtij lloji e SHBA-së dhe shumë prej aleatëve të saj. Paketa e sapo shpallur e ndihmës përfshin gjithashtu mjete lundruese Bandvagn 206, municione, dronë, mitralozë dhe çanta të ndihmës së parë. Në muajin prill, gjermanët u dërguan forcave ukrainase sistemin e parë Patriot ndërsa SHBA-ja ia ka siguruar një tjetër. Një raport në muajin maj sugjeroi se një nga sistemet e lakmuara në Kiev ishte dëmtuar nga sulmet ruse, duke i dhënë një goditje mbrojtësve në kryeqytetin ukrainas. Një bateri e sistemit raketor Patriot kushton rreth një miliard euro.