Ukraina shpreson se Erdogani mund të sigurojë marrëveshjen e drithit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147448-ukraina_shpreson_se_erdogani_mund_të_sigurojë_marrëveshjen_e_drithit
Duke njohur diplomacinë e Turqisë në raport me Rusinë, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se presidenti turk Erdogan mund të sigurojë rifillimin e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 11, 2023 08:19 Europe/Tirane
  • Ukraina shpreson se Erdogani mund të sigurojë marrëveshjen e drithit

Duke njohur diplomacinë e Turqisë në raport me Rusinë, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se presidenti turk Erdogan mund të sigurojë rifillimin e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi.

Në një intervistë për gazetën italiane "Corierre Della Sera", Kuleba bëri vlerësime lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi. Në pyetjen "Nëse mundet Erdogan të sigurojë rifillimin e marrëveshjes së drithit?" ministri Kuleba tha: "Po, për mendimin tim ai mund ta bëjë këtë. E dimë që diplomacia turke po punon me rusët. Ndërkohë po ndërtojmë rrugë alternative për eksportin e drithit dhe produkteve të tjera pa kaluar nga Deti i Zi". Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Turqia dhe Ukraina me një ceremoni të mbajtur në Stamboll më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë lidhur me marrëveshjen, afati i së cilës përfundoi, tha se "Marrëveshja e Korridorit të Drithit ka përfunduar 'de-facto' dhe se Rusia do të rikthehet në marrëveshjen e drithit menjëherë sapo të zbatohen kushtet përkatëse. Pjesa e marrëveshjes lidhur me Rusinë nuk u përmbush".