Rusia: Dorëzimi është i vetmi opsion i mbetur për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147478-rusia_dorëzimi_është_i_vetmi_opsion_i_mbetur_për_ukrainën
Përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit rus tha se kundërsulmet e Ukrainës do të dërgojnë mijëra njerëz fatkeq në thertore dhe e vetmja gjë që sot i duhet Ukrainës është një armëpushim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2023 04:53 Europe/Tirane
  • Rusia: Dorëzimi është i vetmi opsion i mbetur për Ukrainën

Përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit rus tha se kundërsulmet e Ukrainës do të dërgojnë mijëra njerëz fatkeq në thertore dhe e vetmja gjë që sot i duhet Ukrainës është një armëpushim.

Dmitri Medvedev, zëvendës i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha: Njerëzit që po vuajnë në llogoret e një vendi të ndarë duhet vërtet të dorëzohen dhe ka të ngjarë të hapet më pas rruga drejt paqes, por as Uashingtoni dhe as Kievi nuk duan paqe. Ish-presidenti rus i krahasoi kundërsulmet e Ukrainës me një “fabrikë të përpunimit të mishit” dhe theksoi se kjo fabrikë “tashmë po funksionon pa ndërprerje, duke dërguar mijëra njerëz fatkeq në thertore”. Medvedev duke iu referuar kërkesës së fundit të administratës së presidentit amerikan Joe Biden drejtuar Kongresit të vendit për të ndarë 13 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën në formën e ndihmës urgjente ushtarake tha: Bota e zgjuar u drodh edhe një herë kur dëgjoi lajmin për ndarjen e dhjetëra miliarda dollarëve të padobishëm për zombitë e vendit. Ndërkohë, djegia e operatorëve të tankeve perëndimorë nuk do të shohin asnjë qindrakë nga paratë që Uashingtoni ka ndarë, por vetëm vdekje. Deri më tani, Rusia ka pranuar disa herë propozime për paqe nga vende të tjera, por në ndryshim Ukraina dhe Amerika, i kanë hedhur poshtë këto propozime; Kanë kaluar më shumë se 17 muaj nga lufta në Ukrainë dhe dërgimi i më shumë armëve tregon vullnetin e mbështetësve të Ukrainës për të vazhduar këtë betejë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë në tokën ukrainase.