Shkon në 80 numri i viktimave nga zjarri në Havai
Banorët e Mauit në Havai përballen sot me një peizazh të trishtueshëm shtëpish të rrafshuara, makinash të shkrumbuara dhe rrugëve të mbuluara me hi, aty ku dikur ngriheshin ndërtesa ndërsa bëjnë bilancin e jetëve të tyre të shkatërruara si pasojë e zjarrit në ishullin Hawaii.
Autoritetet thonë se zjarri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 80 personave. Shumë të mbijetuar nga zjarri thonë se nuk kishin marrë paralajmërim për t’iu dhënë kohë të mjaftueshme për t’u larguar. Zjarret në ishullin Maui të Havait kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave, kanë detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen dhe kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas. Lagje dhe biznese të tëra janë rrafshuara dhe automjete janë djegur në të gjithë anën perëndimore të ishullit ndërsa zjarret prenë shumicën e rrugëve nga Lahaina, destinacioni më i madh turistik në Maui dhe zona e shumë hoteleve të mëdhenj. Skena të tilla shkatërrimi janë bërë shumë të njohura edhe në vende të tjera të botës gjatë kësaj vere. Zjarret, shpesh të shkaktuara nga i nxehti rekord, detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës.