Amerika ndau 200 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën
Paketa e re prej 200 milionë dollarësh e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën përfshin municion të mbrojtjes ajrore, artileri, armë anti-tank dhe pajisje për çminim.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndarë 200 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në lidhje me këtë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke njoftuar paketën e re të sigurisë dhe ndihmës ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, pohoi se Rusia kur të dojë mund të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të ndalojë sulmet brutale për t'i dhënë fund kësaj lufte. Anthony Blinken në lidhje me këtë pohoi se derisa Rusia të mos e ndërmarrë këtë veprim, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet! Rezultatet e një sondazhi të kryer javën e kaluar tregojnë se 55% e amerikanëve janë kundër dhe 45% janë dakord me autorizimin e Kongresit të SHBA për t'i dhënë më shumë ndihmë Ukrainës. Që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 75 miliardë dollarë ndihmë të ndryshme (financiare dhe ushtarake) për Kievin. Pjesa më e madhe ose rreth 50 miliardë dollarë e kësaj ndihme i janë dërguar Ukrainës në formën e armëve dhe pajisjeve të luftës.