Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump
Prokurorja e Përgjithshme e Gjeorgjisë Fanni Willis njoftoi se ka lëshuar urdhër-arresti për ish-presidentin Donald Trump dhe 18 ish-zyrtarë.
Sipas Independent, juria e gjykatës së qytetit Fulton në shtetin e Xhorxhias ka akuzuar Donald Trump, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe 18 kolegë të tij në ish-administratën për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shpifje dhe tentativë për të diskredituar rezultatin e zgjedhjeve, si dhe disa akuza të tjera. Fani Ëillis, Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Xhorxhias, tha se për Trump dhe këta ish-zyrtarë të administratës janë lëshuar urdhra arresti dhe ata kanë afat deri më 25 gusht për t'u dorëzuar vullnetarisht për tiu përgjigjur gjykatës rreth këtyre akuzave. Trump është i pandehuri kryesor në aktakuzë dhe 18 të tjerë, përfshirë ish-avokatin e Trump, Rudy Giuliani, avokatin republikan John Eastman dhe ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, janë të pandehurit e radhës. Më herët, mediat amerikane raportuan se një dokument me dy faqe nga çështja penale e Prokurorit Xhorxhias kundër Trump, i cili u publikua publikisht në faqen e internetit të gjykatës, u hoq nga faqja e internetit e Gjykatës së Qarkut Fulton, një orë pasi u publikua. Thuhet se ky dokument përmbante detaje të çështjes penale të ish-presidentit amerikan në gjykatën e qarkut të Xhorxhias. Gjithashtu, sipas dokumenteve, drejtësia e Shteteve të Bashkuara kishte ngritur 12 akuza të tjera kundër Trumpit me titull përpjekje për të ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 . Fanni Willis , prokurorja e rrethit të shtetit Fulton të Xhorxhias, në përgjigje të heqjes së këtyre dokumenteve nga faqja e internetit e gjykatës, deklaroi se përmbajtja e dokumentit të publikuar ishte e pasaktë. Edhe avokatët e Trump iu përgjigjën raportimeve në lidhje me publikimin e këtyre dokumenteve dhe fajësuan prokurorinë e qarkut Fulton për nxjerrjen publike të këtyre dokumenteve para vendimit të gjykatës. Publikimi dhe heqja e shpejtë e dokumentit vjen pasi prokurorja e qarkut Fulton Fanni Willis duket e gatshme të ngrejë padi penale kundër Trump në hetimin e saj për përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Dy ditë më parë, dëshmitarët konfirmuan se në fillim të kësaj jave do të paraqiten para një jurie të madhe. Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte aktakuza e tij e katërt që ngrihet kundër tij në pesë muaj. Ndërkohë ish-presidenti kërkon emërimin e tij nga Partia Republikane në zgjedhjet presidenciale dhe tenton të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.