Kushti i Medvedevit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147652-kushti_i_medvedevit_për_anëtarësimin_e_ukrainës_në_nato
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë vendosi kushte për  anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2023 06:26 Europe/Tirane
  • Kushti i Medvedevit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë vendosi kushte për  anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Sipas raportit agjencisë së lajmeve TASS,  Dmitry Medvedev , nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, në reagim ndaj deklaratave të drejtorit të zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake, tha:   Ukraina për t'u anëtarësuar në NATO, duhet t’i dorëzojnë Rusisë edhe vetë Kievin që mban titullin e kryeqytetit antik të Rusisë. Më herët,  Estien Jensen , drejtori i zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë: Ukraina mund të bëhet anëtare e kësaj aleance nëse zonat e diskutueshme ia dorëzon Rusisë.  Duhet theksuar se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një nga arsyet e rëndësishme dhe në fakt baza e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Rusia e konsideron këtë veprim, i cili gjithmonë është inkurajuar nga Perëndimi, si një kërcënim serioz për sigurinë e saj kombëtare.