Amerikanët të ndarë për aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147658-amerikanët_të_ndarë_për_aktpaditë_ndaj_ish_presidentit_trump
Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 16, 2023 20:55 Europe/Tirane
  • Amerikanët të ndarë për aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump

Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij.

Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për ndërhyrjen në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme. Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, po ashtu tregon se 53 për qind e amerikanëve pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur Trumpin rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020. Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve. Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me Trumpin, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve. Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të Trump dhe 62 për qind janë kundër tij.