Suedia nuk i ka pranuar ende kërkesat e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147682-suedia_nuk_i_ka_pranuar_ende_kërkesat_e_turqisë
Suedia nuk ka pranuar ende asnjë nga 28 kërkesat e Turqisë për ekstradimin e terroristëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 17, 2023 20:52 Europe/Tirane
  • Suedia nuk i ka pranuar ende kërkesat e Turqisë

Suedia nuk ka pranuar ende asnjë nga 28 kërkesat e Turqisë për ekstradimin e terroristëve.

Këtë e deklaroi ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunç në një deklaratë për kanalin televiziv “A Haber”. Ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunç në një bisedë me kanalin televiziv A Haber për angazhimet e Suedisë për ekstradimin e terroristëve tha se Suedia nuk ka pranuar ende asnjë nga 28 kërkesat e Turqisë për ekstradimin e terroristëve. Ai shtoi : "Ne kemi dërguar 28 kërkesa në Suedi për ekstradimin e personave të lidhur me grupet terroriste. Fatkeqësisht, 22 prej tyre u refuzuan. Kemi paraqitur 9 kërkesa për anëtarë të PKK-së, 8 kërkesa lidhur me anëtarët e grupit terrorist Fatu dhe 5 për anëtarë të grupeve të tjera". Ministri i Drejtësisë i Turqisë deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera evropiane pothuajse nuk i përmbushin kërkesat e Turqisë për ekstradimin e kriminelëve. Fjala është për persona që kërkohen nga Interpoli. Turqia kërkon të arrestojë dhe ndjekë penalisht personat që janë të përfshirë në aktivitetet e organizatës Feto, të cilën Ankaraja e konsideron përgjegjëse për grushtin e shtetit të vitit 2016.