Borrell: Rusia është një xhuxh ekonomik
(last modified Sun, 20 Aug 2023 07:22:50 GMT )
Gusht 20, 2023 09:22 Europe/Tirane
  • Borrell: Rusia është një xhuxh ekonomik

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian bëri vërejtje të ashpra dhe fyese kundër Rusisë dhe presidentit të vendit.

Joseph Borrell i ngarkuar me politikën e jashtme të BE-së dhe ish-ministri i jashtëm i Spanjës, në një intervistë me gazetën spanjolle Alpais tha se "Vladimir Putin po sakrifikon ushtrinë dhe popullin rus për mbijetesën e tij." Borrell, 76 vjeç, në intervistë e quajti Rusinë një "xhuxh ekonomik", duke pretenduar se i ngjan një stacioni karburanti që ka armë bërthamore. Joseph Borrell pranoi fuqinë dhe ndikimin e Kinës në ekuacionet ndërkombëtare, duke e quajtur atë "një lojtar të vërtetë në arenën gjeopolitike." Komentet e zyrtarit të lartë të BE mbi Kinën vijnë në një kohë kur qëndrimet e tij në muajt e fundit janë përqëndruar në marrëdhëniet Bruksel-Pekin. Shefi i politikës së jashtme të BE-së kohët e fundit bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi për të përmirësuar marrëdhëniet e BE-së me Kinën.  

Tags