‎Rreth 26000 njerëz i shpëtuan zjarrit në ishullin spanjoll Tenerife‎
(last modified Sun, 20 Aug 2023 07:22:59 GMT )
Gusht 20, 2023 09:22 Europe/Tirane
  • ‎Rreth 26000 njerëz i shpëtuan zjarrit në ishullin spanjoll Tenerife‎

‎Ndërsa zjarret u përhapën shumë në ishullin spanjoll Tenerife, rreth 26000 njerëz u detyruan të iknin.‎

‎Zjarri filloi të martën vonë dhe u përhap në zonat pyjore nëkodrat e thepisura në pjesën verilindore të Tenerife, duke detyruar autoritetet lokale që të evakuojnë rreth 26,000 banorë. Zyrtarë nga qeveria e Spanjës thanë se vendi nga zjarret kishte humbur pothuajse 200,000 hektarë tokë. Zjarret pyjore në Tenerife janë përhapur në 12,000 hektarë dhe aktualisht janë të pamundura për t'u kontrolluar. Zyrtarët thonë se 17 aeroplanë po përpiqen të kontrollojnë zjarret por deri tani kanë ata dështuar. Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se të hënën tjetër do të vizitonte ishullin. Duhet thënë se njerëzit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të një zjarri në Ishujt Kanarie.‎