Trump: Do të shkoj në Xhorxhia për t'u dorëzuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147824-trump_do_të_shkoj_në_xhorxhia_për_t'u_dorëzuar
Sipas CNN, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, planifikon të dorëzohet në burgun e Fulton, pas marrëveshjes fillestare për tu liruar me kusht prej 200 mijë dollarësh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 22, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • Trump: Do të shkoj në Xhorxhia për t'u dorëzuar

Sipas CNN, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, planifikon të dorëzohet në burgun e Fulton, pas marrëveshjes fillestare për tu liruar me kusht prej 200 mijë dollarësh.

Trump e bëri të ditur këtë lajm të martën në mëngjes në rrjetin e tij social dhe shkroi: Të enjten do të shkoj në Atlanta të Xorxhias për të më arrestuar. Kushtet e lirimit me kusht të Trump në rastin aktual janë shumë më të komplikuara sesa kushtet në të cilat ai ishte liruar me kusht në rastet e mëparshme. Ish-presidentit amerikan i ndalohet shprehimisht të përdorë mediat sociale kundër të tjerëve. Urdhri i nënshkruar nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, thotë: I pandehuri nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim për të frikësuar asnjë person të njohur si të pandehur ose dëshmitar në këtë rast, ose për të penguar dhënien e drejtësisë. Ky është rasti i katërt i hapjes së një gjyqi kundër ish-presidentit amerikan këtë vit. Në rastet e mëparshme, kushtet për lirimin e Trump pas arrestimit dhe gjykimit kanë qenë kryesisht normale, por tani kushtet për lirimin me kusht të Trump duket të jenë shumë të ndërlikuara. Trump u lirua më parë me kushte minimale në çështjen e shqyrtimit të akuzave në një gjykatë në Uashington, DC. Këto kushte përfshinin moslejimin për të komunikuar me askënd të njohur si dëshmitar në këtë rast. Të 19 të pandehurit në këtë rast, përfshirë Trump, i cili u akuzua javën e kaluar për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, pritet të dorëzohen këtë javë përpara afatit të caktuar për të premten. Prokurorja e qarkut Fulton, Fannie Willis i ka dhënë afat Trumpit dhe 18 të pandehurve të tjerë deri të premten që t'i nënshtrohen ligjit. Sherifi lokal i shtetit të Xhorxhias javën e kaluar në një deklaratë njoftoi se Donald Trump, ish-presidenti i vendit, së bashku me të dyshuarit në rastin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, duhet të dorëzohen vullnetarisht në burgun e qarkut Fulton, përndryshe ata do të arrestohen zyrtarisht. CNN citoi këtë deklaratë dhe shkruante: Në këtë pikë, në bazë të urdhrit të marrë nga prokuroria e qarkut dhe gjyqtari i çështjes, pritet që të 19 të pandehurit e përmendur në aktakuzë të dorëzohen në burgun Rice Street. Sipas ligjit, të dyshuarit duhet t'i nënshtrohen procedurave formale të paraburgimit, duke përfshirë kontrollin e trupit, marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe natyrisht, fotografimin gjatë hyrjes në burg. Një juri e madhe në Xhorxhia të hënën paditi Trumpin dhe një numër avokatësh, ndihmësish, punonjësish të fushatës dhe anëtarë lokalë të Partisë Republikane për çështjen e përpjekjes për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Këta persona, përfshirë edhe ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, dyshohen jozyrtarisht se kanë formuar një grup të organizuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. Vërtetimi i këtyre akuzave kundër Trump do t'i japë atij të paktën 20 vjet burg. Gjyqi pritet të nisë brenda 6 muajve të ardhshëm.