Greva e palestinezëve në territoret e pushtuara
(last modified Tue, 22 Aug 2023 07:10:06 GMT )
Gusht 22, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • Greva e palestinezëve në territoret e pushtuara

Palestinezët që jetojnë në zonat nën pushtimin e regjimit sionist janë futur në grevë për të protestuar kundër shkurtimeve të buxhetit për vendbanimet palestineze.

Sipas Reuters, këshillat lokale arabe në regjimin sionist hynë në grevë në shenjë proteste ndaj bllokimit të qindra miliona fondeve për komunat e qyteteve arabe nga ministri i financave i kabinetit Netanjahu. Bezalel Smotrich, ministri i financave dhe një nga anëtarët kryesorë të kabinetit ekstrem të Beniamin Netanjahut, ka bllokuar të paktën 200 milionë shekelë (ekuivalente me 75.52 milionë dollarë) nga buxheti i komunave në rajonet arabe. Qytetarët arabë përbëjnë rreth një të pestën e popullsisë së regjimit sionist. Nga ana tjetër, kanali Kan Hebre njoftoi se mbledhja e kabinetit të sigurisë së regjimit sionist është shtyrë dhe është planifikuar të mbahet të mërkurën.