Presidenti kinez kërkon zgjerimin e grupit BRICS
(last modified Wed, 23 Aug 2023 19:01:28 GMT )
Gusht 23, 2023 21:01 Europe/Tirane
  • Presidenti kinez kërkon zgjerimin e grupit BRICS

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën, për përshpejtimin e zgjerimit të grupit ekonomik BRICS, i cili përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, një objektiv që Kina, vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, e ka patur për një kohë të gjatë.

Në takimin e udhëheqësve të këtyre vendeve në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johanesburg, Presidenti kinez Xi tha se ishte i kënaqur të shihte entuziazmin e vendeve në zhvillim për të marrë pjesë në takim si dhe të shumë vendeve të tjera që kanë aplikuar për anëtarësim në grup. “Duhet të lejojmë më shumë vende t’i bashkohen familjes BRICS për të zgjeruar aftësitë dhe përpjekjet për ta bërë më të drejtë dhe me të barabartë qeverisjen globale”, tha Presidenti kinez. Afrika e Jugut tha muajin e kaluar se më shumë se 40 vende të tjera kanë shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS, një organizatë që synon të balancojë dominimin e Perëndimit. Sipas Johanesburgut, njëzet e dy prej tyre tashmë kanë aplikuar për anëtarësim. Rusia është gjithashtu e interesuar për zgjerimin e grupit BRICS, ndërsa Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shprehu mbështetjen për këtë ide gjatë një takimi dypalësh të martën me Presidentin kinez.