Konfirmohet vdekja e komandantit  Wagner në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147890-konfirmohet_vdekja_e_komandantit_wagner_në_moskë
Burimet ruse konfirmuan vdekjen e  Wagner në një aksident ajror në veri të Moskës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2023 05:57 Europe/Tirane
  • Konfirmohet vdekja e komandantit  Wagner në Moskë

Burimet ruse konfirmuan vdekjen e  Wagner në një aksident ajror në veri të Moskës.

Agjencia Federale e Aviacionit e Rusisë tha se Yevgeny Prigozhin, 62 vjeç, kreu i grupit ushtarak të  Wagnerit dhe zëvendësi i tij Dmitry Utkin ishin në bordin e avionit të rrëzuar në qytetin Tor. Sipas Agjencisë Federale Ruse të Aviacionit, emri i Yevgeny Prigozhin, bosi i  Wagnerit, ishte në mesin e pasagjerëve të avionit të rrëzuar në veri të Moskës. Kanali që i përket grupit  Wagner në Telegram konfirmoi vdekjen e Yevgeny Prigozhin, komandantit të grupit, në një aksident ajror në veri të Moskës. Mediat ruse konfirmuan se trupat e dhjetë personave në bordin e avionit të rrëzuar janë gjetur në veri të Moskës. Trupat e Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin janë identifikuar. Kanali  Wagner Telegraph shkroi se informacionet fillestare tregojnë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar avionin e Prigozhinit në veri të Moskës. Në të njëjtën kohë me rrëzimin fatal të avionit të Komandantit  Wagner, dritat e ndërtesës së kompanisë  Wagner në Shën Petersburg u ndezën në formën e kryqeve. Dje u bë e ditur se një avion u rrëzua në veri të Rusisë, duke vrarë nëntë veta së bashku me Prigozhin komandantin e grupit  Wagner. Burimet informative njoftojnë se Avioni që u rrëzua në veri të Moskës u ngjit në një lartësi prej 28,000 metrash dhe u rrëzua para se komunikimi të shkëputej. Komandanti i grupit rebel  Wagner Yevgeny Prigozhin në fund të qershorit u rebelua kundër Moskës dhe përfundimisht u tërhoq nga vendimi brenda 24 orëve. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, mirëpo në muajt e fundit marrëdhëniet e tij me Moskën ishin mjaft sfiduese. Prigozhin për herë të fundit u shfaq në publik dy ditë më parë dhe postoi një video që supozohej të ishte diku në Afrikë, në të cilën ai tha se forcat e tij po përpiqeshin të  forconin Rusinë në çdo kontinent të madh  dhe ta  bënin Afrikën më të lirë.  Ai thuhet se pranoi të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina dhe t'i vendoste ato në Bjellorusi dhe më vonë në Afrikë. Presidenti i SHBA Joe Biden reagoi ndaj raporteve të para rreth rrëzimit të udhëheqësit të milicisë  Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe vdekjes së tij dhe tha:  Nuk e di me të vërtetë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar nga kjo.  Duke mos qenë në dijeni të kësaj, Biden akuzoi tërthorazi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë:  Ka pak gjëra që ndodhin në Rusi ku  prapa tyre nuk qëndron Putini. Kritiku i Kremlinit Bill Browder gjithashtu tha se besonte se presidenti rus Vladimir Putin qëndronte pas rrëzimit të udhëheqësit të  Wagnerit, Jevgeni Prigozhin. Browder shtoi:  Putini është një njeri që nuk fal kurrë dhe nuk harron kurrë.