Biden dhe Zelensky diskutuan trajnimin e pilotëve ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147928-biden_dhe_zelensky_diskutuan_trajnimin_e_pilotëve_ukrainas
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës Joe Biden dhe Volodimir Zelensky diskutuan për trajnimin e pilotëve ukrainas për të përdorur avionë luftarakë F-16 në luftën kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 25, 2023 11:57 Europe/Tirane
  • Biden dhe Zelensky diskutuan trajnimin e pilotëve ukrainas

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës Joe Biden dhe Volodimir Zelensky diskutuan për trajnimin e pilotëve ukrainas për të përdorur avionë luftarakë F-16 në luftën kundër Rusisë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha se Biden dhe Zelensky diskutuan "fillimin e trajnimit të pilotëve ukrainas dhe garantimin e përshpejtimit të transferimit të avionëve F-16 nga vendet e tjera në Ukrainë, në rast të përfundimit të trajnimit të pilotëve. Pentagoni planifikon të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas të avionëve luftarakë F-16 në tokën amerikane në shtator, tha një zyrtar amerikan të enjten. Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes njoftuan javën e kaluar se nëse kompletohet kapaciteti i koalicionit evropian të udhëhequr nga Holanda dhe Danimarka për të trajnuar me dhjetëra pilotë ukrainas, pas kësaj pilotët ukrainas do të trajnohen në tokën amerikane. Pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të dërgonin disa avionë luftarakë F-16 në Ukrainë dhe Norvegjia do t'i japë Kievit avionët luftarakë të prodhuar nga SHBA. Kievi ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë të avancuar që t'i japë epërsi ushtarake forcave të tij ajrore. Ukraina filloi një kundërofensivë në qershor kundër forcave ruse pa mbulim ajror.