Mark Milley: Amerika nuk do ta braktisë Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147938-mark_milley_amerika_nuk_do_ta_braktisë_lindjen_e_mesme
Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA-së tha se Uashingtoni nuk do të largohet nga Lindja e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2023 16:38 Europe/Tirane
  • Mark Milley: Amerika nuk do ta braktisë Lindjen e Mesme

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA-së tha se Uashingtoni nuk do të largohet nga Lindja e Mesme.

Sipas medias Rusia El-Yaum, gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA-së, gjatë vizitës së tij në Jordani tha: Duke marrë parasysh që Jordania është një nga aleatët më të afërt të Amerikës në botë, është e pamendueshme që Uashingtoni të largohet nga rajoni i Lindjes së Mesme. Ai gjatë një interviste tha : “Jordania është një nga miqtë më të mirë të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet ushtarake mes Jordanisë dhe Amerikës janë shumë të ngushta. Forcat e armatosura të këtij vendi janë shumë profesionale dhe efikase dhe ushtria amerikane u ofron atyre trajnime, këshilla dhe pajisje specifike”. Mark Milley, ashtu si zyrtarë të tjerë amerikanë, shpalli terrorizmin dhe ISIS-in si një justifikim për praninë ushtarake në Irak dhe Siri dhe tha: "Pavarësisht përfundimit të kalifatit, ISIS dhe ideologjia e tij ende nuk janë zhdukur dhe ka ende disa terroristë që enden në Siri dhe deri diku në Irak, dhe ky është një kërcënim për Jordaninë". Ai më tej shtoi: "Nëse ushtria amerikane tërhiqet menjëherë nga rajoni, terroristët do të riorganizohen dhe do të fuqizohen përsëri". Ndërkohë, shumë burime ushtarake dhe të sigurisë ruse dhe siriane besojnë se Amerika po pajis dhe stërvit ISIS-in në shkretëtirat qendrore dhe lindore të Sirisë.