Gusht 25, 2023 20:09 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dënoi ashpër komentet e Ben Gvir

Me anë të një deklarate, Bashkimi Evropian dënoi ashpër fjalët e ministrit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Gvir, për lirinë e lëvizjes së palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, këtë të premte, Bashkimi Evropian në këtë deklaratë njoftoi: "Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Izraelit duhet të bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike. Të gjithë njerëzit janë të barabartë me njëri-tjetrin dhe të gjithë duhet të trajtohen njësoj". Blloku evropian shtoi: "Vlerat demokratike dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë një element thelbësor i partneritetit midis Bashkimit Evropian dhe Izraelit dhe ndër këto janë vlerat dhe të drejtat që u jepen banorëve në zonat që ndodhen nën pushtim". Bashkimi Evropian theksoi se sipas ligjeve ndërkombëtare, vendbanimet sioniste janë të paligjshme dhe pengesë për vendosjen e paqes dhe konsiderohen si kërcënim për zbatimin e planit për formimin e dy shteteve. Bashkimi Evropian shprehu edhe një herë kundërshtimin e tij të fortë ndaj politikave të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite nga  regjimi sionist në territoret palestineze. Ai dënoi veprimet e sionistëve në këtë drejtim, duke përfshirë krijimin e pengesave në lëvizjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor. Vlen të theksohet se ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Gvir, deklaroi dje se e drejta e tij, e gruas dhe fëmijëve të tij për të lëvizur në Bregun Perëndimor të pushtuar është më e rëndësishme se e drejta e palestinezëve për të udhëtuar dhe e drejta e tij për të jetuar ka përparësi mbi të drejtën e palestinezëve për të udhëtuar.

 

Tags