Lukashenko: Grupi Wagner do të qëndrojë në Bjellorusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147942-lukashenko_grupi_wagner_do_të_qëndrojë_në_bjellorusi
Presidenti bjellorus tha të premten se ai kishte paralajmëruar shefat e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin që të jenë në vëzhgim për kërcënime të mundshme për jetën e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 25, 2023 16:41 Europe/Tirane
  • Lukashenko: Grupi Wagner do të qëndrojë në Bjellorusi

Presidenti bjellorus tha të premten se ai kishte paralajmëruar shefat e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin që të jenë në vëzhgim për kërcënime të mundshme për jetën e tyre.

Sipas Guardian, Alexander Lukashenko tha se Prigozhin dy herë mohoi shqetësimet e ngritura nga lideri bjellorus për kërcënimet e mundshme për jetën e tij. Presidenti bjellorus tha se i tha Prigozhinit teksa drejtonte një marshim kryengritës drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste” nëse dilte kundër Putinit dhe ai iu përgjigj: “Në dreq – do të vdes”. Lukashenko u ofroi një rrugëdalje luftëtarëve të Wagner, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër duke theksuar: “Për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, pjesëtarët e Wagner do të jetojnë dhe punojnë me ne”. Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” Vladimir Putinin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin. Ai tha se “do të ishte shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta. “Unë e njoh Putinin – ai është duke bërë llogaritjet e veta, shumë i qetë, madje i vonuar,” tha zoti Lukashenko. “Nuk mund ta imagjinoj që Putini e bëri këtë, se Putini është fajtor”.