Gusht 27, 2023 10:52 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Koresë së Veriut lejohen të kthehen në shtëpi

Pas disa vite kufizimesh të rrepta për korona, Koreja e Veriut më në fund ka lejuar qytetarët e saj që ndodhen jashtë vendit të kthehen në vendin e tyre.

Sipas Reuters, duke cituar Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut; Qendra e vendit për Parandalimin e Sëmundjeve Epidemike të shtunën njoftoi se ky vendim është marrë në përputhje me "uljen e kufizimeve globale për sëmundjet epidemike". Vendimi bëri të mundur fluturimin nga Pheniani, kryeqyteti i Koresë së Veriut për në Pekin, kryeqytetin e Kinës. Ky është fluturimi i parë që nga zbatimi i kufizimeve të koronës në vitin 2020 në Korenë e Veriut.  Muajin e kaluar, delegacione nga Kina dhe Rusia shkuan në Phenian dhe autobusët që transportonin atletë të Koresë së Veriut shkuan në turneun e Taekëondos në Kazakistan duke kaluar kufirin kinez.

 

Tags