Gusht 27, 2023 10:52 Europe/Tirane
  • Të shtënat me armë zjarri nga një racist në Florida

Policia e shtetit të Floridës njoftoi se tre shtetas me ngjyrë u vranë pasi një burrë racist qëlloi me armë zjarri në një dyqan në qytetin Jacksonville të Floridas.

Sipas rrjetit “CNN”, policia e Floridës njoftoi: Një i ri racist i bardhë mëngjesin e së dielës qëlloi mbi njerëzit në një dyqan në Jacksonville të Floridas dhe vrau tre persona. Sherifi i qytetit Jacksonville në shtetin e Floridës duke e quajtur të dhimbshme rastin në fjalë njoftoi se vrasësi në një deklaratë tha se i urrente zezakët dhe se arma e tij kishte simbole naziste. Të dhënat nga Arkivi Amerikan i Dhunës së Armatosur tregojnë se që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur 471 të shtëna masive dhe 12,464 vdekje nga dhuna me armë (me përjashtim të vetëvrasjes) në Shtetet e Bashkuara. Diskriminimi racor dhe dhuna ndaj zezakëve është po aq e vjetër sa historia amerikane dhe është konsideruar gjithmonë si një nga tiparet e urryera të shoqërisë amerikane.

Tags