Protesta anti-franceze në Niger
(last modified Sun, 27 Aug 2023 18:13:43 GMT )
Gusht 27, 2023 20:13 Europe/Tirane
  • Protesta anti-franceze në Niger

Sipas raportimeve, mijëra banorë të Nigeri u mblodhën pranë bazës më të madhe ushtarake franceze në vend dhe kërkuan tërheqjen e forcave ushtarake franceze nga vendi i tyre.

Sipas Sky News Arabic, mijëra protestues mbështetën sot kërkesën e këshillit ushtarak të Nigerit në lidhje me largimin e ambasadorit francez nga vendi. Ata u mblodhën pranë bazës më të madhe ushtarake të forcave franceze në Niamey dhe kërkuan largimin e ushtarëve francezë dhe ambasadorit të Francës nga vendi tyre. Kjo demonstratë u mbajt pasi Franca kundërshtoi kërkesën e këshillit ushtarak të Nigerit për tërheqjen e ambasadorit të Parisit nga Niamey. Dje, një ditë pasi këshilli ushtarak i Nigerit i dha ambasadorit francez 48 orë për t'u larguar nga vendi, mijëra mbështetës të të ashtuquajturit "Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut” dolën në rrugë dhe shpallën mbështetjen e tyre për vendimet e ushtarakëve që kanë marrë pushtetin me grusht shteti që prej 26 korrikut 2023 dhe theksuan nevojën që ambasadori francez të largohet nga vendi i tyre. Në këtë protestë, protestuesit kërkuan dëbimin e ushtrisë dhe ambasadorit francez nga vendi i tyre dhe deklaruan kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes së Parisit në punët e brendshme të vendit të tyre. Ministria e Jashtme Franceze, në përgjigje të caktimit të një afati prej 48 orësh për largimin e ambasadorit francez nga puçistët e Nigerit, njoftoi se ata nuk kanë autoritet për të bërë një kërkesë të tillë dhe kjo kërkesë duhet të bëhet vetëm nga autoritetet legjitime të Nigerit. Pas kundërshtimit të Parisit, këshilli ushtarak i Nigerit kërcënoi për dëbimin e ambasadorit francez me dhunë.