Ukraina konfirmon takimet sekrete me komandantët e NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148018-ukraina_konfirmon_takimet_sekrete_me_komandantët_e_nato_s
Këshilltari i presidentit ukrainas ka thënë se zyrtarët ushtarakë ukrainas takohen shpesh me komandantët e lartë të NATO-s dhe diskutojnë situatën për fushën e betejës në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Ukraina konfirmon takimet sekrete me komandantët e NATO-s

Këshilltari i presidentit ukrainas ka thënë se zyrtarët ushtarakë ukrainas takohen shpesh me komandantët e lartë të NATO-s dhe diskutojnë situatën për fushën e betejës në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mykhailo Podoliak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, konfirmoi një raport në lidhje me takimin e fundit të gjeneralit ukrainas Valery Zalogeny me komandantët e NATO-s dhe pranoi se Kievi informon rregullisht komandantët ushtarakë perëndimorë dhe të NATO-s për situatën në fushëbetejë. Në një intervistë për një rrjet ukrainas, Podoliak deklaroi: “Shtabi i Përgjithshëm bën planifikimet e tij sipas asaj që po ndodh në vijën e parë të frontit. Është e qartë se ne i diskutojmë gjithmonë këto programe me partnerët tanë për të mundësuar dërgimin e më shumë armëve. Reagimi i zyrës së Zelenski ndaj takimeve midis zyrtarëve ushtarakë ukrainas dhe komandantëve të NATO-s është bërë pas raportit të gazetës angleze "Guardian" e cila të shtunën e kësaj jave raportoi se 11 ditë më parë, disa ushtarakë të lartë të aleancës së NATO-s shkuan në një vend sekret në kufirin polako-ukrainas për të takuar Zalozhenin dhe të gjithë ekipin e tij komandues. Sipas Guardian, qëllimi i takimit pesë-orësh ishte "të ndihmonte në rinovimin e strategjisë ushtarake të Ukrainës, sidomos pas kundërsulmeve të ngadalta të Ukrainës kundër pozicioneve ruse. Me sa duket, zyrtarët ukrainas dhe të NATO-s kanë patur diskutime në lidhje me planet për stinën e dimrit. Kundërsulmet e Kievit kundër pozicioneve ruse, të cilat i kishte reklamuar për një kohë të gjatë, filluan në fillim të qershorit, por deri më tani ushtria e Ukrainës nuk ka mundur të bëjë një arritje të rëndësishme dhe kjo ka sjellë humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje.