Ndalohet veshja e hixhabit islam në shkollat franceze
(last modified Mon, 28 Aug 2023 10:04:47 GMT )
Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Ndalohet veshja e hixhabit islam në shkollat franceze

“Gabriel Atal”, ministri i arsimit i Francës, të dielën ka njoftuar se veshja e hixhabit islam nga vajzat me mbulesë në shkollat e këtij vendi është e ndaluar.

Sipas IRNA, në një intervistë për TF1, ai pretendoi se veshja islame shkel ligjet laike franceze në arsim. Ai shtoi: Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të njihni fenë e nxënësve vetëm duke i parë ata. Ky veprim ndodh pas disa muajsh debati mes fraksioneve të ndryshme në Francë. Gjatë këtyre debateve, fraksionet e djathta ekstreme ishin ato që inkurajuan ndalimin e veshjes nga vajzat, por fraksionet e majta theksuan se ky ndalim cenon lirinë civile. Në fund të debatit ishin partitë e djathta ata që thanë fjalën e fundit. Sipas ligjit që u miratua në mars të vitit 2004 në Francë, në shkollat franceze ndalohet mbajtja e rrobave që tregojnë përkatësinë fetare të nxënësve dhe me miratimin e këtij ligji, vajzave myslimane u ndalohet të mbajnë shami në shkollat e këtij vendi, por atyre iu lejua të vishnin hixhabin islam dhe deri më tani nuk janë përballur me asnjë ndalim. Çështja e hixhabit të femrave myslimane është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballen myslimanët në shoqëritë perëndimore. Më 15 mars 2006, presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak miratoi një ligj që ndalon çdo simbol të veçantë fetar në shkollat publike. Kjo shenjë përfshin kryqin, hixhabin islam dhe kapele të veçanta.

Tags