Amerika kufizon eksportin e cipave në Lindjen e Mesme
(last modified Thu, 31 Aug 2023 18:19:16 GMT )
Gusht 31, 2023 20:19 Europe/Tirane
  • Amerika kufizon eksportin e cipave në Lindjen e Mesme

Qeveria amerikane ka kufizuar shitjen e disa prej çipave të vlefshëm për një prej kompanive më kryesore të teknologjisë në botë që operon në në Lindjen e Mesme.

Sipas gazetës Telegraph, qeveria amerikane urdhëroi Nvidia, e cila vlen 1.2 trilion dollarë dhe është një nga kompanitë më të vlefshme në botë, të marrë një licencë për të eksportuar çipa në vende të caktuara të rajonit të Lindjes së Mesme.  Ky vendim u mor në lidhje me rritjen e kufizimeve të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në industrinë e avancuar të cipave. Kjo gazetë citoi një avokat të lartë të tregtisë në Amerikë dhe shkruan: Këto kufizime detyrojnë kompanitë amerikane të marrin licencat e eksportit në vende ose për klientë të caktuar sepse ka shqetësime se produktet e eksportuara tek vendet e Lindjes së Mesme mund të transferohen në Kinë.  Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zhvilluar bisedime me Kinën për të zgjeruar dhe thelluar komunikimet e inteligjencës artificiale dhe gjithashtu kanë bërë porosi për çipa nga Nvidia. Shumë studiues kinezë besohet se po punojnë në qendrën kërkimore të Arabisë Saudite në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Mbreti Abdullah dhe qeveria e SHBA më parë ka vënë në dukje se Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë si një pikë e mundshme tranziti për Rusinë për t'i shpëtuar sanksioneve. Nga ana tjetër, shitja e çipave në Iran dhe Siri është pezulluar plotësisht për shkak të sanksioneve të SHBA. Kufizimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA për të penguar përparimet e Pekinit në inteligjencën artificiale(IA) dhe këto masa merren për të parandaluar shitjet e çipave në Kinë dhe për të kufizuar kontaktet në Lindjen e Mesme me kompanitë kineze të IA.

Tags