Shtator 01, 2023 14:03 Europe/Tirane
  • Vjena: Ne nuk do t'i japim armë Kievit

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg tha se Vjena nuk do t'i japë armë Kievit.

Sipas raportit të IRNA, duke cituar Rusia Today, ministri i jashtëm i Austrisë, teksa komentoi planet e Bashkimit Evropian për të mbledhur 20 miliardë euro shtesë nga vendet anëtare në 4 vitet e ardhshme, shtoi: "Për shkak të kundërshtimit të ushtrisë, Austria me politikën e neutralitetit nuk ka ndërmend të furnizojë Kievin me armë. Ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, por nëse këto 20 miliardë euro janë vërtet të nevojshme atëherë do të diskutohet se si do të shpenzohen ato”. Sipas Rusia Today, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell u ka bërë presion anëtarëve të BE-së që të mbledhin 20 miliardë euro shtesë gjatë 4 viteve të ardhshme për të forcuar arkat e Fondit Evropian të Paqes në mënyrë që të financojnë armët për Ukrainën. Sipas IRNA, ministri i jashtëm i Austrisë theksoi mbështetjen e Vjenës për Kievin dhe vuri në dukje se vendet perëndimore këtij vendi duhet t'i ofrojnë llojin e duhur të mbështetjes. Në fund të majit, qeveria austriake njoftoi se do të financonte pajisje për çminimin e tokës me vlerë 2 milionë euro për Ukrainën.

Tags