Rritje e çmimeve të energjisë në Evropë
(last modified Fri, 01 Sep 2023 18:58:43 GMT )
Shtator 01, 2023 20:58 Europe/Tirane
  • Rritje e çmimeve të energjisë në Evropë

Pas sanksioneve perëndimore ndaj naftës ruse me pretekstin e luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë në Evropë janë rritur.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan që Evropa të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi i Moskës. Me gjithë këto masa, Perëndimi ka frikë se intensifikimi i sanksioneve kundër Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit, do të shqetësojë më tej kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë. Sanksionet e ndryshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani e kanë bërë ekonominë evropiane të përballet me shumë sfida.  Sipas Rusia Today, që kur vendet evropiane vendosën të vendosin sanksione ndaj naftës ruse, çmimi i energjisë në këto vende është rritur ndjeshëm.