Shkatërrohen tre shahpad ukrainas nga Rusia
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se shkatërroi tre shahpad detarë ukrainas që po përpiqeshin të sulmonin urën e Krimesë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se tre Shahpad, të dërguar nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist kundër urës së Krimesë, u shkatërrua në ujërat e Detit të Zi. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, flota e vendit në Detin e Zi ka krijuar një njësi të përhershme kontrolli për të monitoruar situatën në Detin e Zi dhe në të do të përdoren të gjitha mjetet e zbulimit. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se gjatë javës së kaluar ka shkatërruar gjithsej 281 dronë ukrainas, duke përfshirë 29 të tillë në rajonet perëndimore të Rusisë. Në javët e fundit, Ukraina ka kryer sulme të shumta me dronë dhe shahpad kundër Rusisë dhe një numër prej tyre janë shkatërruar. Ndërkohë, Mykhailo Podoliak, këshilltar i Presidentit të Ukrainës, tha se sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten. Të premten, Podoliak përjashtoi bisedimet e paqes me Rusinë në rrethanat aktuale, duke shtuar se çdo bisedim me Moskën do të nënkuptonte "dorëzimin" e Ukrainës dhe mbështetësve të saj. Këshilltari i presidentit të Ukrainës tha se forcat e vendit po përparojnë në kundërsulmin kundër Rusisë dhe vendet perëndimore në muajt e ardhshëm do t'i japin Kievit ndihma të reja me armë. Podoliak theksoi: "Ose do të shkatërrojmë aftësitë e Rusisë duke përdorur pajisje ushtarake, ose lufta do të vazhdojë për ca kohë me intensitetin e saj aktual". Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu pohoi se paketa e re e ndihmës ushtarake e qeverisë amerikane për Ukrainën do të përmbajë uranium të varfëruar. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, qeveria amerikane do të zbulojë këtë paketë të re ndihme ushtarake javën e ardhshme. Një zyrtar amerikan i tha Reuters se paketa e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën do të kushtojë 240-374 milionë dollarë. Ky lajm u publikua në situatën kur kundërsulmi i forcave ukrainase kundër Rusisë nuk përmbushi rezultatet e pritshme të palës amerikane. SHBA ka njoftuar tashmë se do të dërgojë bomba thërrmuese në Ukrainë për shkak të mungesës së municioneve në arsenalin e vendeve perëndimore. Kompania britanike e municioneve BAE Systems gjithashtu njoftoi se do të ngrejë një fabrikë të prodhimit të municioneve në Ukrainë. Kompania njoftoi se pas një marrëveshjeje me qeverinë ukrainase, do të prodhojë topa 105 mm për ushtrinë ukrainase. Gazeta Guardian për këtë shkroi se Britania është një nga furnizuesit kryesorë të armëve në Ukrainë dhe në maj të këtij viti, ka qenë vendi i parë që i dha Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.