Shtator 03, 2023 20:06 Europe/Tirane
  • Vazhdon ofendimi i Kuranit në Suedi

Shtetasi irakian, Selvan Momika, me banim në Suedi, sërish kreu një akt fyes duke i ka vënë flakën Kuranit të Shenjtë dhe këtë herë policia ka penguar njërin prej qytetarëve që të ndalojë këtë akt ofendues.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Selvan Momika, një shtetas irakian që jeton në Suedi, ka fyer Kuranin e Shenjtë për të disatën herë dhe i ka vënë flakën këtij libri të shenjtë me mbështetjen e policisë suedeze. Veprimi kriminal i vandalizimit të Kuranit të Shenjtë, i cili përsëritet gjithmonë me mbështetjen e policisë në Stokholm dhe qytete të tjera, për të gjithë ka bërë të qartë rolin e qeverisë suedeze dhe ka shkaktuar protestën zyrtare të qeverive islamike në botë, sepse ky vend perëndimor ka pritur 600 mijë myslimanë. Shafaq Neës raportoi se Momika këtë herë e kreu këtë krim në Malmö të Suedisë. Këtë herë një person ka tentuar të parandalojë këtë akt të urryer, por policia suedeze në vend që të arrestojë Momikën ka arrestuar këtë shtetas. Valid al-Maqdadi, një gazetar irakian, raportoi për historikun e këtij personi dhe tha: Selvan Momika është nga provinca Nineveh në veri të Irakut dhe është një liberal, ateist dhe ekstremist i cili u arrestua në vitin 2017 me akuzën për krime lufte dhe më pas u lirua me ndërhyrjen e vendeve perëndimore. Më pas ai shkoi në Suedi dhe tani i është bashkuar një prej partive ekstreme të këtij vendi. Gjatë një demonstrate të mbajtur në Malmö, Momika i vuri zjarrin Kuranit të shenjtë. Në këtë demonstratë kanë qenë të pranishëm 200 persona dhe policia ka arrestuar disa prej tyre.

Tags