Vazhdojnë protestat në Gjermani kundër dërgimit të armëve në Ukrainë
(last modified Sun, 03 Sep 2023 18:06:00 GMT )
Shtator 03, 2023 20:06 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Gjermani kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Një numër i madh gjermanësh duke mbajtur demonstrata, protestuan kundër mbështetjes së Ukrainës me armatime dhe dërgimit të armëve në këtë vend.

Sipas Al-Mayadin, kjo demonstratë u mbajt në të njëjtën kohë me ditën e Kundërshtimit të Luftës dhe pjesëmarrësit mbanin pankarta që kundërshtonin luftën dhe mbështesin paqen. Në disa nga pankartat, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë së Berlinit ndaj luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, shkruheshin fraza për rolin e Gjermanisë (në luftën e Ukrainës). Gjermania ka dërguar armatime të rënda dhe tanke në Ukrainë dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë, i ka ofruar këtij vendi ndihma ushtarake me vlerë rreth tre miliardë dollarë. Disa aktivistë të organizatës Këshilli i Paqes i Nurembergut njoftuan se nëse nuk do të kishte NATO, tani nuk do të kishte luftë në Ukrainë.