Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148214-zelensky_shkarkon_ministrin_e_mbrojtjes_të_ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të shtunën tha se ka shkarkuar Oleksiy Reznikov ministrin e mbrojtjes të vendit dhe ka emëruar Rostam Umerov si pasues të tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 04, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të shtunën tha se ka shkarkuar Oleksiy Reznikov ministrin e mbrojtjes të vendit dhe ka emëruar Rostam Umerov si pasues të tij.

Sipas Reuters, Zelensky e ka bërë të ditur këtë lajm në fjalimin e tij të mbajtur dje. Ky vendim përfaqëson ndryshimet më të mëdha në strukturat e mbrojtjes ukrainase që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Ai për arsyen e shkarkimit të Reznikov tha: Besoj se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për qasje dhe korniza të reja ndërveprimi me ushtrinë dhe shoqërinë. Reznikov, ministër i mbrojtjes që nga nëntori 2021, ka ndihmuar në sigurimin e miliarda dollarëve pajisje ushtarake perëndimore për tu përdorur në luftë, por është përballur me akuza për përvetësim gjatë ministrisë së tij, të cilat ai i përshkruan si shpifje. Ky vendim u mor në mes të goditjes së korrupsionit në Ukrainë, gjë që e theksoi Zelensky. 41-vjeçari Umerov është një ish ligjvënës ukrainas dhe një tatar i Krimesë. Që nga shtatori 2022, ai ka qenë kreu i Fondit të Aseteve Shtetërore të Ukrainës. Ai ishte i përfshirë në negociatat kritike të kohës së luftës, për shembull, Marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Megjithatë, ka gjasa që Reznikov të emërohet si ambasador i Ukrainës në MB. Ukraina javët e fundit ka shtuar sulmet me dronë kundër Rusisë. Përveç dronëve, Kievi ka edhe Shahpads, të cilët i përdori për të sulmuar urën e Krimesë. Ministria ruse e Mbrojtjes të premten njoftoi se javën e kaluar shkatërroi gjithsej 281 dronë ukrainas, 29 prej të cilëve u shkatërruan mbi rajonet perëndimore të Rusisë. Ukraina ka arritur të sulmojë disa baza ajrore thellë në Rusi, qendrën e Moskës dhe bazat ushtarake ruse në Krime dhe zonat kufitare.