Paralajmërim për shi të dendur për miliona spanjollë
(last modified Mon, 04 Sep 2023 07:02:11 GMT )
Shtator 04, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për shi të dendur për miliona spanjollë

Departamenti Spanjoll Meteorologjik lëshoi një alarm të kuq dhe këshilloi miliona qytetarë të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Departamenti Spanjoll Meteorologjik të dielën ka lëshuar një paralajmërim për miliona qytetarë të këtij vendi për shkak të një stuhie të fuqishme dhe shirave shumë të dendur. Sipas agjencisë së lajmeve "Anatolia", ndërsa pjesë të "Valencias", "Andaluzisë" dhe "Katalonisë" u përmbytën dhe njerëzit u bllokuan në makinat e tyre, tani kushtet më të rrezikshme të motit pritet të prekin qytetet "Madrid" dhe " Toledo". Të dyja zonat janë në alarm të kuq për reshje të mundshme. Jose Luis Martínez Almeida, kryebashkiaku i Madridit, të dielën në mbrëmje tha: “Mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt është të qëndroni larg rrugëve. Jemi në prag të një situate të pazakontë dhe të jashtëzakonshme. » Shumë linja hekurudhore për në Madrid dhe në bregdetin e Mesdheut janë ndërprerë. Në Detin Mesdhe janë mbyllur shumë linja detare, si porti i Valencias. Ndërkohë, Madridi ka mbyllur parqet e tij dhe ka anuluar ndeshjet e futbollit profesionist. Parashikimet sugjerojnë se Madridi mund të shohë gjysmën e shiut që bie normalisht në një vit brenda në një ditë. Pjesë të Madridit dhe Spanjës qendrore mund të kenë deri në 200 litra shi për metër katror gjatë 24 orëve të ardhshme.

Tags