Shtator 05, 2023 21:01 Europe/Tirane
  • Turqia dhe Greqia: Të gatshëm të zgjidhim mosmarrëveshjet

Diplomatët kryesorë të Turqisë dhe Greqisë përshëndetën një “epokë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke premtuar të përmirësojnë dialogun në muajt e ardhshëm.

Dy ministrat e Jashtëm shtrënguan duart me njëri-tjetrin, ndërsa më pas në një konferencë për shtyp, treguan qartë se koha e tensioneve dhe mosmarrëveshjeve ka mbetur pas. “Ne kemi hyrë në një epokë të re dhe pozitive në marrëdhëniet tona me Greqinë. Gjatë samitit në Vilnius, të dy liderët ranë dakord t’i trajtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve sërish në një atmosferë pozitive, për zgjidhjen e problemeve me një perspektivë të re dhe për këtë detyrë caktuan ministrat e tyre të jashtëm”, tha Hakan Fidan, Ministër i Jashtëm i Turqisë. Ministri turk theksoi se të dy vendet janë të gatshëm të rinisin bisedimet pa kushte dhe të zhvillojnë marrëdhëniet, si objektivi kryesor i tyre. Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis nga ana tjetër deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë ambicien e Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, me kusht që Ankaraja të përmbushë disa pika kryesore, të cilat përfshijnë çështjet e të drejtave të njeriut.

 

Tags