Britania do ta shpallë grupin rus Wagner organizatë terroriste
(last modified Wed, 06 Sep 2023 19:02:10 GMT )
Shtator 06, 2023 21:02 Europe/Tirane
  • Britania do ta shpallë grupin rus Wagner organizatë terroriste

Grupi mercenar rus Wagner do të shpallet organizatë terroriste në Britani të Madhe, e kjo do të thotë se çfarëdo ndihme e ofruar për këtë grup do të konsiderohet vepër e rëndë penale.

Një draft që do të paraqitet në parlamentin britanik do të lejonte që pasuritë e Wagner të klasifikoheshin si terroriste dhe të sekuestroheshin. Sekretarja e Jashtme britanike, Suella Braverman, tha se Wagner ishte “një mjet ushtarak i dhunshëm dhe shkatërrues i Rusisë së Vladimir Putinit”. Ajo shtoi se pjesëmarrja e Wagnerit në Ukrainë dhe Afrikë, është “kërcënim për sigurinë globale”. “Wagner po vazhdon me aktivitet të destabilizimit që shërben për qëllime politike të Kremlinit. Ata janë terroristë, është e qartë”, shtoi Braverman. Ky grup mercenar rus ka luajtur rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës, e vepron edhe në Siri dhe vendet afrikane përfshirë Libinë dhe në Mali. Themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit më 23 gusht dhe u varros në Shën Petersburg.

 

Tags