Blinken takohet me Zelenski dhe homologun e tij ukrainas në Kiev
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148322-blinken_takohet_me_zelenski_dhe_homologun_e_tij_ukrainas_në_kiev
Gjatë udhëtimit të tij në Ukrainë, Sekretari Amerikan i Shtetit u takua me Presidentin, Kryeministrin e Ukrainës, si dhe me homologun e tij ukrainas në Kiev.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2023 12:47 Europe/Tirane
  • Blinken takohet me Zelenski dhe homologun e tij ukrainas në Kiev

Gjatë udhëtimit të tij në Ukrainë, Sekretari Amerikan i Shtetit u takua me Presidentin, Kryeministrin e Ukrainës, si dhe me homologun e tij ukrainas në Kiev.

Sipas Reuters, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, i cili të mërkurën vizitoi Kievin për herë të parë në një vit, u takua me kryeministrin ukrainas Denis Schmihal dhe ministrin e jashtëm Dmytro Kolba. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij ukrainas, sekretari amerikan njoftoi ndarjen e ndihmës së re ushtarake amerikane për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard dollarësh dhe tha: Unë kam udhëtuar në Kiev me kërkesë të Presidentit Biden dhe konfirmova angazhimin e SHBA-së për të mbështetur Ukrainën deri në fitore e saj në luftën kundër Rusisë. Sekretari amerikan i shtetit theksoi: Uashingtoni do të vazhdojë të lëvizë krah për krah me Ukrainën. Ne po shohim përparim të rëndësishëm në kundërsulm dhe kjo është shumë inkurajuese. Kryeministri i Ukrainës në takimin e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit gjithashtu vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme materiale dhe ushtarake të Uashingtonit për Kievin. Në reagim ndaj udhëtimit të Blinken në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Uashingtoni për të nxitur këtë luftë po kërkon të vazhdojë financimin e ushtrisë ukrainase. Ai megjithatë tha se, ndihma amerikane për Kievin nuk do të ndikojë në rrjedhën e operacioneve speciale ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Nga ana tjetër, vizita e Blinken në Ukrainë ka përkuar me konfirmimin e “Rostam Umerov” si ministër i Mbrojtjes së Ukrainës në parlamentin e këtij vendi. Shumë besojnë se ai do të jetë faktori i zbatimit të planeve të Amerikës në rajon.