Paralajmërim për mundësinë e një lufte tjetër midis Azerbajxhanit dhe Armenisë‎
(last modified Thu, 07 Sep 2023 19:00:24 GMT )
Shtator 07, 2023 21:00 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për mundësinë e një lufte tjetër midis Azerbajxhanit dhe Armenisë‎

‎Kryeministri armen paralajmëroi për mundësinë e një lufte tjetër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.‎

Nicol Pashinyan, në një mbledhje të qeverisë të enjten, paralajmëroi se veprimet e qeverisë azerbajxhanase gjatë ditëve të fundit mund të sinjalizojnë gatishmërinë e Azerbajxhanit për një luftë tjetër me Armeninë. Duke iu referuar lëvizjeve të Azerbajxhanit në rajonin kufitar të Karabakut dhe Armenisë gjatë ditëve të fundit, Pashinyan shtoi: Azerbajxhani gjatë ditëve të fundit ka vendosur ushtrinë e tij përgjatë vijës së kontaktit kufitar. Kryeministri armen paralajmëroi se Azerbajxhani po tregon vendosmërinë e tij për të ndërmarrë provokime të reja ushtarake kundër rajonit të Nagorno-Karabakut dhe ndaj Armenisë.‎ Kryeministri armen theksoi gjithashtu se Azerbajxhani vazhdon të bllokojë "ilegalisht" Korridorin e Laçinit dhe se "kriza humanitare" në Nagorno-Karabakh ka arritur kulmin, kështu që duhet veprim ndërkombëtar për të zgjidhur krizën. Pashinyan vazhdoi, duke iu referuar gatishmërisë së Armenisë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe shtoi: Ne deklarojmë gatishmërinë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Bakun, me kusht që Baku t'u përmbahet marrëveshjeve.‎