NATO dhe Ukraina të pafuqishëm përballë dronëve vetëvrasës të Rusisë
(last modified Fri, 08 Sep 2023 08:37:04 GMT )
Shtator 08, 2023 10:37 Europe/Tirane
  • NATO dhe Ukraina të pafuqishëm përballë dronëve vetëvrasës të Rusisë

Një ish-oficer i Korpusit të Marinës amerikane tha se lufta në Ukrainë ekspozoi qartë shkallën e paaftësisë së ushtrisë ukrainase dhe paaftësinë e NATO-s për të kryer sulme me dron kundër Rusisë.

“Scott Ritter” në vlerësimin e tij për luftën në Ukrainë tha: Lufta në Ukrainë jo vetëm që zbuloi mungesën e pajisjeve ushtarake të ushtrisë ukrainase, por zbuloi edhe paaftësinë e organizatës së NATO-s në fushën e luftës me dron. Oficeri në pension i marinës amerikane shtoi: Në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, Moska padyshim do të ketë epërsi në fushën e betejës, veçanërisht në fushën e njësisë së dronëve dhe kjo dobësi në armë dhe dronë është treguar qartë në luftën aktuale në Kiev. Scott Ritter, duke marrë parasysh rëndësinë e përdorimit të teknologjive moderne në fushat e sotme të betejës, tha: Përdorimi i armëve të avancuara si dronët në fushat e betejës është bërë një parim ushtarak në shkallë të gjerë. Sipas faqes së lajmeve Al-Nashrah, ushtria ruse në luftën e Ukrainës, me përdorimin e gjerë të dronëve vetëvrasës të serisë "Lancet", kanë arritur të bëhen burim i rëndësishëm kërcënimi taktik kundër ushtrisë ukrainase dhe kanë mundur të ndryshojnë ekuacionet në skenën e konfliktit.

Tags