Shtator 08, 2023 21:09 Europe/Tirane
  • Pasoja katastrofike të përmbytjeve në Greqi

Vërshimi i lumenjve ka bërë që uji të përmbysë të gjitha banesat dhe tokat bujqësore në disa zona të Greqisë.

Moti i keq ka shkaktuar tetë viktima deri më tani. Fenomeni i tejskajshëm sipas meteorologëve është më ekstremi që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit. Qindra shtëpi janë shkatërruar apo përmbytur  nga ujërat dhe balta që kanë sjellë lumenjtë, disa ura janë shembur, rrugët janë shndërruar në liqene, linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të pallogaritshme për zonën më prodhimtare bujqësore të Greqisë që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit. Sipas shërbimit meteorologjik të vendit sipërfaqet e përmbytura të fotografuara me satelit ditën e djeshme  janë mbi 72000 hektarë, por sot në ditën e katërt të fenomenit ujërat e dy lumenjve të zonës vazhdojnë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin tokat bujqësore dhe fshatrat.

 

Tags