Interpoli i shqetësuar për kontrabandën e armëve nga Ukraina
Sekretari i Përgjithshëm i Policisë Ndërkombëtare (Interpol) shprehu shqetësimin për kontrabandën e armëve nga Ukraina në pjesë të tjera të botës të cilët janë skena konflikti.
Jurgen Stock, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë Ndërkombëtare (Interpol), lidhur me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës tha: Ne jemi shumë të shqetësuar për armët që hyjnë në Ukrainë dhe se këto armë mund të transferohen në pjesë të tjera të botës. Sekretari i Përgjithshëm i Policisë Ndërkombëtare (Interpol) më parë u kërkoi vendeve që ofrojnë pajisje ushtarake për Ukrainën që të fokusohen në mekanizmat gjurmues të këtyre armëve. Stock tha se kur armët nuk përdoren, kriminelët përpiqen t'i përdorin ato dhe këto armë mund të kontrabandohen në kontinente të tjera. Më herët, CNN , duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi, njoftoi se një pjesë e armëve të dërguara në Ukrainë, vendin e shkatërruar nga lufta në Evropën Lindore, është vjedhur. Ndërkohë ka raporte për paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën. Nga ana tjetër, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, paralajmëroi për pasojat e rritjes së fundit të lëvizjeve ushtarake pranë termocentralit Zaporizhia dhe mundësinë e një aksidenti bërthamor. Rafael Grossi shtoi se javën e kaluar agjencia ka regjistruar disa shpërthime, gjë që është një shenjë e rritjes së aktivitetit ushtarak në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhia (ZNPP). Drejtori i përgjithshëm i agjencisë përsa i përket sigurisë e cilësoi situatën e përgjithshme të termocentralit si të lëkundur dhe të paqëndrueshme. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjithashtu tha se tubacionet Turkstream dhe Bluestream, të cilët dërgojnë gaz natyror rus në Turqi dhe pjesë të Evropës, janë nën kërcënim nga Kievi. Lavrov vuri në dukje se Moska ka arsye të besojë se Ukraina mund të planifikojë të sulmojë infrastrukturën e eksportit të gazit të Rusisë në shtratin e detit, duke theksuar se mbështetësit e Kievit kanë mbyllur një sy ndaj përpjekjeve të Ukrainës për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Rusisë në Detin e Zi. Duke vënë në dukje se tani të gjithë duan që Rusia të kthehet në Marrëveshjen e Drithit të Detit të Zi, Lavrov tha se Kievi po abuzon me korridoret humanitare të krijuara nga kjo marrëveshje, me shahpadët e tij ushtarake sipërfaqësore dhe nëndetëse që synojnë jo vetëm anijet tona ushtarake, por edhe ato civile. Ministri i Jashtëm rus theksoi se sulme të tilla të Ukrainës janë injoruar nga mbështetësit e Kievit dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe vuri në dukje se askush nuk kryen ndonjë hetim real për kryerjen e veprimeve të tilla nga Ukraina. Gjithashtu, Presidenti Volodimir Zelenski ka paralajmëruar për dërgimin e ngadaltë të armëve nga vendet perëndimore ndaj Kievit dhe duke vënë në dukje se kjo ngadalësi është një kërcënim për kundërsulmin e Ukrainës, ka bërë thirrje për armë më të forta dhe me rreze më të gjatë veprimit. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se duke pasur parasysh se Moska dhe Kievi u janë drejtuar forcës për të arritur qëllimet e tyre, nuk ka asnjë shpresë për një zgjidhje paqësore për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë në të ardhmen e afërt. Zyrtarë të lartë në Kiev, përfshirë presidentin Volodimir Zelenski, kanë pranuar se kundërsulmi nga forcat ukrainase po ecën më me ngadalë se sa pritej dhe mediat perëndimore kanë raportuar për humbje të mëdha të forcave ukrainase që përpiqen të thyejnë vijat e mbrojtjes të Rusisë.