Shtator 10, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • Grevë e punonjësve të aeroportit në Itali pezullohen fluturimet

Grevistët po kërkojnë një rritje pagash për të përballuar rritjen e kostos së jetesës për shkak të inflacionit dhe kompensimin e drejtë për rritjen e orëve të punës.

Sipas CCTV, sindikata zgjodhi këtë kohë për organizimin e grevës me synimin specifik për të tërhequr më shumë vëmendjen pasi shumë italianë kthehen në punë nga pushimet. Greva shkaktoi anulimin e më shumë se 100 fluturimeve në Itali, duke përfshirë më shumë se 80 fluturime në Milano dhe gjithsej 68 fluturime në Firence dhe Piza. Vera në Itali është shpesh sezoni i pikut për grevat në sektorin e transportit, që çon në bllokimin e udhëtarëve dhe turistëve, pasi sindikatat kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Borxhi publik i Italisë – më i larti në eurozonë pas Greqisë – do të bjerë nga 144.4 për qind e PBB-së në vitin 2022 në 140.5 për qind këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Norma e inflacionit në Itali ka arritur në 6.7%, që është një statistikë kritike. Ekspertët e ekonomisë thonë se arsyeja e rritjes së falimentimeve në Bashkimin Evropian është mungesa e stabilitetit dhe rritja e ngadaltë ekonomike e vendeve anëtare të këtij union.

Tags