Pranimi i Trump për rënien e pozitës së Amerikës në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148500-pranimi_i_trump_për_rënien_e_pozitës_së_amerikës_në_botë
Ish-presidenti amerikan pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aspak respekt në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 12, 2023 20:22 Europe/Tirane
  • Pranimi i Trump për rënien e pozitës së Amerikës në botë

Ish-presidenti amerikan pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aspak respekt në botë.

Donald Trump në rrjetin social “Truth” ka shkruar: "Amerika nuk ka asnjë pozitë në botë". Ashtu si në të kaluarën, Trump theksoi pretendimin e tij në lidhje me mashtrimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, që çoi në fitoren e Joe Biden. Duke iu referuar krizave si inflacioni dhe ekonomia e çrregullt e Shteteve të Bashkuara dhe lufta në Ukrainë, ai shtoi: "Amerika është vetëm një hije e të shkuarës së saj të dikurshme". Më herët, në një intervistë të diskutueshme, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara zbuloi se Amerika jo vetëm që nuk është më një superfuqi, por po shkon drejt ferrit. Ai paralajmëroi se rënia e hegjemonisë globale të dollarit të jetë “një ngjarje më e madhe se dështimi i ndonjë lufte”.