BE beson se Ukraina është një vend ‘shumë i korruptuar’
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148502-be_beson_se_ukraina_është_një_vend_shumë_i_korruptuar’
Mbizotërimi i ryshfetit duket se po pengon tentativën e Kievit për anëtarësim në bllokun evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 12, 2023 20:24 Europe/Tirane
  • BE beson se Ukraina është një vend ‘shumë i korruptuar’

Mbizotërimi i ryshfetit duket se po pengon tentativën e Kievit për anëtarësim në bllokun evropian.

Një diplomat evropian tha për rrjetin Politico se korrupsioni i gjerë mund të dëmtojë aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se edhe përpjekjet e presidentit Vladimir Zelensky ne dukje për trajtimin e problemit kanë alarmuar zyrtarët evropianë. Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt dhe tre muaj më vonë iu dha statusi i kandidatit. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të flasë për çështjen në fjalimin e të mërkurës, ndërsa kreu i Këshillit të BE, Charles Michel është zotuar të pranojë të gjitha vendet kandidate brenda shtatë vjetëve. Por diplomati i paemëruar evropian tha: “Ukraina është një vend shumë i korruptuar. Ne duam që t’u japim atyre një sinjal pozitiv por disa propozime si shtimi i fuqive të agjencive të inteligjencës kundër korrupsionit, po dërgojnë mesazhe të gabuara”. Ukraina renditet si një nga vendet më të korruptuara në botë. Sipas indeksit ‘Transparency International’ në 2022, vendi renditej i 116-ti për nivelin e korrupsionit nga 180 vende. Përveç korrupsionit debatet e politikave bujqësore për importet e grurit mund të pengojnë  Ukrainën në anëtarësimin e saj, shkruan Politico.