Një bombardues rus rrëzohet në jug të Rusisë
Shtator 13, 2023 10:47 Europe/Tirane
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi për rrëzimin e një bombarduesi model SU-24 në jug të këtij vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se një bombardues model SU-24 u rrëzua sot gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin e Volgogradit në jug të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se ky bombardues nuk mbante pajisje dhe municione dhe u rrëzua në një zonë jo të banuar. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi dërgimin e disa helikopterëve Mi-8 në vendin e rrëzimit të këtij bombarduesi për operacione shpëtimi. Sipas burimeve të lajmeve, nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Tags