Shtator 13, 2023 10:47 Europe/Tirane
  • Të shtëna në një shkollë në shtetin e Luizianës, SHBA

Autoritetet amerikane njoftuan se një nxënës mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave në një shkollë të mesme në shtetin e Luizianës.

Liria për të blerë dhe shitur dhe mbajtur armë në Shtetet e Bashkuara shkakton dhunë të armatosur dhe të shtëna në të gjithë vendin që lënë viktima për çdo ditë. Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr të martën, Departamenti i Policisë së Shtetit të Luizianës bëri të ditur se të shtënat kanë ndodhur në orën tre të pasdites të së martës në Kolegjin dhe Akademinë e Karrierës Shën Helena. Të paktën dy persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës për trajtim dhe gjendja e tyre nuk dihet.  Sulmuesi, një adoleshent që është nxënës në shkollë, është arrestuar, tha Sherifi Nat Williams.  Zyrtarët thonë se motivi i të shtënave nuk është përcaktuar.  Ndërkohë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar edhe pranë shkollës së mesme Dove Wall në Kontenë Prince George në Maryland të SHBA, e cila rezultoi me vdekjen e të paktën një nxënëse.  Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve pranë këtij gjimnazi. 

Tags