Shtator 14, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Meloni kërkon ndihmë për emigracionin

Gati 7 mijë emigrantë vijnë brenda 24 orësh në ishullin italian të Lampeduzës, pika e parë e hyrjes për azilkërkuesit që synojnë të lëvizin më pas drejt veriut dhe vendeve të tjera të BE-së.

Çështja e tyre u përmend më herët nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një interviste me mediat italiane. “Zhvendosja është e një rëndësie të dytë, por ato kanë qenë minimale. Problemi është i ardhjes së emigrantëve në Itali, ende nuk kam parë përgjigje konkrete nga BE”, u shpreh ajo duke u përsëritur se “para pak kohe, Italia informoi partnerët e saj se nuk mund të marrë automatikisht ata që duan azil në vende të tjera, por shkelin më së pari në tokën e saj”. Pikat tona të nxehta janë plot dhe Europa duhet të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë”, u shpreh shefja e ekzekutivit Italian. Rezidenca e vetme e emigrantëve në Lampeduza ka një kapacitet prej rreth 450 shtretërish, e në këto kushte, autoritetet janë përpjekur t’i transferonin të mbërriturit në Siçili, ose në Kalabri. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, mbi 120,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali këtë vit nga deti, mes tyre ishin mbi 11,000 të mitur të pashoqëruar.

 

Tags